Kthehu lart

Kryetari i Vushtrrisë e pranon se kalaja iu dha në shfrytëzim djalit të dajës së tij

Kryetari i Vushtrrisë e pranon se kalaja iu dha në shfrytëzim djalit të dajës së tij GazetaExpress

Komuna e Vushtrrisë thotë se nuk ka qenë asnjëherë e njoftuar se Kalaja e këtij qytetit do të jepet në shfrytëzim.

Kryetari i kësaj komune, Bajram Mulaku, nëpërmjet një komunikate ka reaguar duke thënë se Komuna nuk është pronare e Kalasë dhe se gjatë takimeve të mëparshme me drejtorin e IKMM-së, Agim Gërguri, për mirëmbajtjen e Kalasë, asnjëherë temë nuk ka qenë dhënia në shfrytëzim e saj.

Ai ndër të tjera ka përmendur faktin se kalaja i është dhënë kompanisë e cila menaxhohet nga djali i dajës së tij, Mentor Salihu.

“Jam i përgjegjshëm, se fakti që IKMM-ja ia paska dhënë në shfrytëzim Mentor Salihut, djalit të dajës tim, kalanë e qytetit, te shumë qytetarë krijon paragjykime se unë në këtë rast si kryetar komune kam qenë i involvuar. Jam i përgjegjshëm se tani janë zgjedhjet lokale afër dhe se shumë pretendentë për kandidat për kryetar komune të subjekteve të ndryshme e shfrytëzojnë nëpërmes “fansave” të tyre këtë rast, me qëllim të njollosjes së personalitetit tim, për përfitime të tyre. Por të gjithë qytetarëve të komunës iu them edhe njëherë se për këtë çështje e kam ndërgjegjen e pastër”, është shprehur Mulaku.

Ai ka njoftuar se nuk do të jetë kandidat për kryetar komune në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, duke theksuar se për këtë nuk ka ndikuar ky rast.

    Data: 17 Korrik 2017 12:37
    Autori: GazetaExpress
    • 340 mijë të vdekur nga lufta në Siri

      340 mijë të vdekur nga lufta në Siri 0

    Të tjera