Kthehu lart

Kryeministri tha të vendoset flamuri i Kosovës “Te Rrethi”, urdhri i tij s’u zbatua ende

Kryeministri tha të vendoset flamuri i Kosovës “Te Rrethi”, urdhri i tij s’u zbatua ende GazetaExpress

Flamuri Kombëtar vazhdon të valojë në hyrje të Prishtinës, pavarësisht se kryeministri urdhëroi që krahas tij të vendoset edhe flamuri i Kosovës.

U raportua se gjatë ditës së sotme me kërkesë të shumë qytetarëve për nderë të 10 vjetorit të pavarësisë do të vendoset edhe flamuri i Kosovës, madje këtë e konfirmoi edhe kryeministri  Ramush Haradinaj. Por diçka e tillë nuk ka ndodhur ende, shkruan Express.

“Sot kam dhënë detyrë, që flamuri shtetëror të vendoset tek rrethi”, tha  Haradinaj gjatë mbledhjes së Qeverisë.

Foto nga vendi i ngjarjes:

Së fundmi në Facebook u organizua një peticion që kërkoi vendosjen e flamurit të Republikës së Kosovës në hyrje të Prishtinës, konkretisht “Te Rrethi”. Në këtë pjesë aktualisht është i vendosur flamuri i Shqipërisë.

Në vendin e ngjarjes është parë edhe një grup i policëve duke patrulluar këtë hapësirë.

    Data: 13 Shkurt 2018 17:32
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera