Kthehu lart

Kryeministri beson se Kosova deri në vitin 2020 do të jetë anëtare e NATO-s

Kryeministri beson se Kosova deri në vitin 2020 do të jetë anëtare e NATO-s GazetaExpress E martë, 14 Nentor 2017 11:25

Kryeministri Ramush Haradinaj në ditën e dytë të konferencës, “NATO dhe Ballkani Perëndimor: Dinamikat rajonale në periudhën e sfidave globale të sigurisë”, tha se Kosova parashikon të anëtarësohet në NATO deri në vitin 2020.

“Kosova e meriton të anëtarësohet në NATO. Ne e duam NATO-n të qëndrojë në Kosovë. Po bëjmë të gjitha përpjekjet për të themeluar FAK-un, besojmë se deri në 2020 ta përmbyllim anëtarësimin në NATO”.

Sipas tij, Kosova rolin e NATO-s e sheh në parandalimin e luftës dhe ekstremizmit, si dhe ndihmë për sigurinë dhe paqen në botë.

“Dinamikat rajonale në kohën që po jetojmë kanë ndikim vendimtar në sigurinë rajonale dhe sidomos në Ballkan, duhet të respektojmë njëri-tjetrin. Asnjëri nga ne nuk mjafton që të sigurojmë vetveten prandaj dhe duhet të kemi bashkëpunim të ndërsjellë. Sfidat që i veçojmë janë terrorizmi global, ndërhyrja e Rusisë në Ballkan, rreziqet ekonomiko- sociale, kibernetike. E shohim NATO-n si faktor të posaçëm të stabilitetit ndërkombëtar dhe parandalimin e radikalizmit, luftën e dezinformimit”.

Këto komente ai i bëri në konferencën “NATO dhe Ballkani Perëndimor – Dinamikat rajonale në epokën e sfidave të sigurisë globale”, e cila po zhvillon punimet në ditën e dytë.

    Data: 14 Nentor 2017 11:25
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera