Kthehu lart

KRU “Radoniqi” ia ndërron emrin kompanisë në KRU “Gjakova”

KRU “Radoniqi” ia ndërron emrin kompanisë në KRU “Gjakova” GazetaExpress

Ka disa muaj që tashmë KRU “Gjakova” është duke e rinovuar objektin e drejtorisë, investim ky me mjete vetjake, i cili i ka dhënë pamje të re dhe shumë moderne kompanisë.

Që prej viteve të '80-ta kur është ndërtuar ky objekt, nuk ka pasur rinovim të përmasave të këtilla.

Ajo që e karakterizon këtë rinovim është që për herë të parë krijohen kushtet për qasje të personave me aftësi të kufizuara. Po ashtu, ka aplikim të efiçiencës së fasadës dhe elektrikës.

Pasi janë përfunduar punimet menaxhmenti i kompanisë ka propozuar edhe ndërrimin e emrit.

Më poshtë gjeni fotot e pamjes së re të KRU “Gjakova”.


    Temat:
    Data: 07 Dhjetor 2017 11:59
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera