Kthehu lart

Daçiqi s'ka sukses, Gambia e gatshme për marrëdhënie diplomatike me Kosovën

Daçiqi s'ka sukses, Gambia e gatshme për marrëdhënie diplomatike me Kosovën GazetaExpress

Tentativat e Ivica Daçiqi nuk po kanë më sukses. Provoi që ta bindë Gambinë ta tërheqë njohjen e Kosovës, por ky shtet mori një vendim të radhës

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli, ka njoftuar në Facebook se shteti i Gambisë është i gatshëm për marrëdhënie diplomatike me Kosovën.

“Edhe një lajm i mirë për shtetin e Kosovës dhe fuqizimin e saj në arenën ndërkombëtare. Përkundër përpjekjeve dëshpëruese të fqinjit tonë verior, Republika e Kosovës po vazhdon të shënojë suksese.

Lajmi i mirë vjen nga Gambia, e përfolur dhe e shënjestruar nga kundërshtarët tanë. Marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet do t'i vendosim brenda pak ditësh duke e akredituar edhe ambasadorin tonë jo rezident në këtë shtet. Falënderim i madh për presidentin, Qeverinë dhe popullin e Gambisë”, ka shkruar në Facebook.

    Data: 08 Mars 2018 13:01
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera