Kthehu lart

Kosova me nivel të ulët të veprimeve për mbrojtjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara

Kosova me nivel të ulët të veprimeve për mbrojtjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara GazetaExpress E premte, 21 Prill 2017 07:21

Edhe pse Kosova ka krijuar politika dhe kuadër ligjor për mbrojtjen e fëmijëve, sidomos atyre me aftësi të kufizuara, zbatimi i tyre vazhdon të jetë sfidë për institucionet e vendit.

Nga nëntë shtete, pjesë e Indeksit për Mbrojtjen e fëmijëve, Kosova llogaritet e teta, në veprimet e saj për mbrojtjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara, shkruan sot Koha Ditore.

Për këtë institucioneve të vendit u rekomandohet që të përmirësojnë përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në sistemin arsimor, duke rritur numrin e stafit profesional dhe asistentëve profesionalë, në mënyrë që ata të vijojnë mësimin në shkolla publike bashkë me moshatarët e tyre.

Ky rekomandim ka dalë në “Studimin krahasues ndërmjet rezultateve të Indeksit të Mbrojtjes së Fëmijës dhe Raportit të Progresit”, të publikuar të enjten nga koalicioni rajonal për mbrojtjen e fëmijëve ChildPact dhe koalicioni i OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve (KOMF).

    Temat:
    Data: 21 Prill 2017 07:21
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera