Kthehu lart

Kosova e përkushtuar në luftën kundër terrorizmit

Kosova e përkushtuar në luftën kundër terrorizmit GazetaExpress

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri. Të dy ministrat u zotuan se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë angazhimin e pakompromis në luftën kundër terrorizmit, radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm

Gjatë këtij takimi u konfirmua se Kosova si anëtare e koalicionit anti-ISIS do të vazhdojë të japë kontributin e saj në të gjitha format me qëllim të pengimit të shtrirjes së kësaj dukurie e cila cenon sigurinë globale.

“Është më se e qartë se luftimi i terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit i cili shpie në terrorizëm, kërkon bashkërendim të aktiviteteve dhe koordinim të ngushtë të të gjithë akterëve institucional dhe jo-qeveritar si dhe koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë”, tha ministri Sefaj.

Ministri Sefaj theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar në ndërtimin e një shteti, shoqërie të fortë dhe të qëndrueshme në luftë kundër këtyre dukurive.

Gjithashtu, në këtë takim të dy ministrat biseduan edhe për trajtimin dhe riintegrimin e shtetasve kosovarë që ishin pjesëmarrës në konfliktet e armatosura jashtë vendit. /Express

    Data: 25 Janar 2018 15:32
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera