Kthehu lart

Komisioni për demarkacion reagon pas deklaratës së Ambasadës amerikane

Komisioni për demarkacion reagon pas deklaratës së Ambasadës amerikane GazetaExpress E martë, 14 Nentor 2017 19:38

Ambasada e Shteteve të Bashkuara sot përmes një deklarate tha, se është zhgënjyer nga raportimi i djeshëm i komisionit të ri për kufirin para komisionit të Kuvendit për Integrime Evropiane.

Ambasada pohimet e komisionit i quajti të pabazuara, çorientuese, dhe të gabueshme.

Ndërsa, anëtari i Komisionit për demarkacionin, Florim Isulfi, ka thënë se ajo deklaratë është e një institucioni diplomatik dhe nuk ka të bëjë asgjë më punën e tyre.

“Nuk kam çfarë të komentojë deklaratën e Ambasadës së Amerikës, një shteti mik. E konsiderojmë një deklaratë të një institucioni diplomatik politik, nuk ka të bëjë asgjë me punën tonë profesionale”, ka thënë ai për lajmi.net.

Anëtari i komisionit për demarkacioni tha, se nuk ka pasur asnjë raportim dje para komisionit, dhe krejt kjo, sipas tij, ishte çorientim nga struktura të caktuara.

“Ajo çka është për t’u çuditur është raportimi në media dhe nëpër struktura politike të Kosovës, po jepen elemente negative dhe elemente të pabazuara për atë që po thuhet raportimi, para komisionit”, deklaroi ai.

Isufi më tutje potencoi, se “nuk mund ta gjeni asnjë njëri në rruzullin tokësor i cili mund të vërtetojë që ne kemi dorëzuar ndonjë raport para atij komisioni”.

“Nuk kemi shku me raportu për të gjeturat e reja, ne kemi shku të raportojmë atë që e kemi pasur për detyrë, prandaj duhet të informohet mirë publiku”, tha më pasi ai.

Më pas, Isufi ripërsërit se nuk ka pasur raportim të drejtë dhe është keqinformuar opinioni i gjërë.

“Ne e kemi për detyrë dhe e kemi obligim, që të bëjmë një analizë dokumentacioni në lidhje me vijën kufitare. Krejt ky konfuzitet është bërë nga strukturat e caktuara nëpërmes ndonjë medie, në mënyrë që të duke ky si ndonjë raport. Jo, jo, nuk ka pasur asnjë raport, dje nuk e kemi pasur asnjë të gjetur të re”, tha ai.

Isufi tha se sonte do të prezantojë një të gjetur të re rreth vijës kufitare me Malin e Zi, përkundër insistimit që të na tregojë për çfarë bëhet fjalë, ai tha se kjo do të kuptohet sonte përmes mediave.

    Data: 14 Nentor 2017 19:38
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera