Kthehu lart

Kolegji AAB solemnisht sot e nisi vitin e ri akademik 2015/ 16

Kolegji AAB solemnisht sot e nisi vitin e ri akademik 2015/ 16 GazetaExpress E enjte, 01 Tetor 2015 16:38

​Me ceremoni solemne të mbajtura në ambientet universitare të të trija degëve, në Prishtinë, Ferizaj e Gjakovë,Kolegji AAB nisi sot vitin e ri akademik 2015/16

Në ceremoninë e pritjes së gjeneratës së katërmbëdhjetë, të studentëve të AAB-së, në Prishtinë, morën pjesë rektori i AAB, prof. dr. Lulëzim Tafa, prorektorët dhe dekanët e njësive akademike, profesorët, studentët e rinj si dhe familjarët e tyre.

Në këtë manifestim të gjithë studentëve të rinj dhe të pranishmëve të tjerë, me një fjalë rasti iu drejtua rektori i Kolegjit AAB, prof. Tafa, duke iu dëshiruar mirëseardhje në botën akademike dhe universitare. “Kolegji AAB sot ka rreth 40 mijë metra katrorë sipërfaqe, po ashtu nga ky vit i ri akademik, më 12 tetor ligjëratat do të fillojnë edhe në objektin e ri në kampusin e Prishtinës, i cili objekt ka 16 mijë metra katrorë, dhe është një nga objektet më të mëdha të arsimit universitar jo vetëm në vend por edhe më gjerë. Në përgjithësi Kolegji AAB sot ka një numër të madh të mësimdhënësve, dhe është i dizajnuar që të përmbushë nevojat dhe kërkesat për zhvillimin e procesit mësimor, hulumtues, shkencor e kreativ, ndërkohë që studentët do të kenë në dispozicion literaturën më të re shkencore, salla, kompjuterë, laboratorët etj, në të tri qendrat në Prishtinë, Gjakovë dhe Ferizaj”, tha ndër të tjera rektori Tafa. Ai po ashtu ka cekur se me studentët e rinj do të punojnë përveç një numër të madh profesorësh, edhe ekspertë të fushave të përzgjedhura.

Fjalë rasti në ceremonitë solemne, lidhur me punën hulumtuese dhe studimore dhe rezultatet e arritura në AAB, kanë mbajtur edhe prorektorët Bujar Tafa në kampusin e Ferizajt, dhe Zija Rexhepi në kampusin e Gjakovës, si dhe dekanët e prodekanët e të gjitha fakulteteve përkatëse në AAB.

“Studentë të rinj mirë se vini në Kolegjin AAB”, ka qenë edhe përshëndetja mirëseardhëse e robotëve NAO, të cilët u prezantuan para studentëve të Shkencave Kompjuterike.

Nga ana tjetër, studentët e rinj të cilët sot për herë të parë iu bashkuan komunitetit akademik në AAB, janë shprehur të entuziazmuar me këtë rast. Endrina Elezaj, studente në Fakultetin e Komunikimit Masiv, ka thënë se nga afër ka vizituar të gjitha kolegjet private dhe universitetet publike dhe ka vërejtur se Kolegji AAB, është i vetmi që për studentët e vet ka krijuar kushte dhe infrastrukturë të nevojshme për punë hulumtuese, shkencore dhe praktike për gjatë periudhës së studimeve. Ndërsa,studentiSheralShaqiri, në Fakultetin Juridik, ka thënë se ka përzgjedhur të studiojë në këtë kolegj pasi për dallim nga të tjerët, AAB ofron kushte tejet të mira për studime dhe beson se këto kushte të studimit asnjë kolegj apo universitet tjetër nuk i ofron.

Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2015/2016, studentët e rinj u pajisën edhe me numra të operatorit publik Vala, me të cilët gjatë tre vjetëve të ardhshme do të mund të komunikojnë me mijëra studentë të tjerë, që tashmë janë pjesë e pakos N'Trip.

Ndryshe, AAB krahas fillimit të vitit të ri akademik 2015/16, më 12 tetor, me një ceremoni solemne do të bëjë edhe inaugurime objektit të ri universitar i cili paraqet raritet arkitektonik në Kosovë dhe jo vetëm.

    Data: 01 Tetor 2015 16:38
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera