Kthehu lart

Kocijancic rreth deklaratës së Ramës: Të ruhen marrëdhëniet e mira fqinjësore

Kocijancic rreth deklaratës së Ramës: Të ruhen marrëdhëniet e mira fqinjësore GazetaExpress E mërkurë, 19 Prill 2017 10:51

"Bashkëpunimi me të gjithë duhet të jetë i barabartë, dhe më e rëndësishmja është ruajtja e marrëdhënieve të mira fqinjësore", ka thënë për "Blic", Maja Kocijancic, zëdhënëse e Komisionit Evropian, e pyetur që të komentojë deklaratën e ditës së kaluar të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, se është i mundur bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës.

“Siç ka qenë konfirmuar së fundmi edhe nga Këshilli i Evropës, rajoni i Ballkanit Perëndimor ka një të ardhme të qartë evropiane. Për të arritur këtë qëllim ne bashkëpunojmë me të gjithë partnerët në rajon pa u larguar nga parimi i pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal”, tha Kocijancic.

Çdo formë e ndikimit politik, theksoi ajo, është e dëmshme për konsolidimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha dje se nëse perspektiva anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE vazhdon të zbehet, nuk mund të përjashtojë bashkimin e vendit të tij dhe Kosovës. /GazetaExpress/.

    Data: 19 Prill 2017 10:51
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera