Kthehu lart

Koalicioni s’ka vota as për projektbuxhetin 2018

Koalicioni s’ka vota as për projektbuxhetin 2018 GazetaExpress

E nisur para dy ditësh, seanca ku pritej të bëhej shqyrtimi i parë i Projektligjit për Buxhetin e vitit 2018, ka përfunduar pa miratimin e këtij projektligji.

Partitë në pushtet dështuan ta votojnë këtë projektbuxhet, meqë pro tij votuan vetëm 58 deputetë, shkruan sot Gazeta "Zëri".

Ndërkohë, partitë opozitare nuk morën fare pjesë në votim, meqë ishin kundër mënyrës së përpilimit të këtij projektligji.

Përderisa opozita insistonte se ai është hartuar në mospërputhje të plotë me programin qeverisës, pozita e pohonte të kundërtën. Kështu gjatë kësaj seance dyditore (e martë, e mërkurë) pati shumë diskutime, kundërshtime, akuza e kundërakuza mes pozitës e opozitës

Megjithatë, Kuvendi miratoi Marrëveshjen Financiare për projektin e konkurrueshmërisë dhe gatishmërisë për eksport ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

Pos kësaj, deputetët votuan edhe për miratimin e Projektligjit mbi Masat Doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale.

Menjëherë pas kësaj, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, përmbylli seancën, pa arritur të kalojë në parim Projektbuxheti për vitin 2018. Seanca e njëjtë ishte ndërprerë edhe të martën pasi në Kuvend nuk pati kuorum.

    Data: 07 Dhjetor 2017 08:55
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera