Kthehu lart

Kjo po cilësohet si gruaja më me fat në Meksikë, ja si i shpëtoi tërmetit për një fije floku

Kjo po cilësohet si gruaja më me fat në Meksikë, ja si i shpëtoi tërmetit për një fije floku GazetaExpress

Një qytetare në Meksikë mund të cilësohet me fat që është ende gjallë pas tërmetit të fuqishëm që goditi Meksikën Qendrore një ditë më parë.

Ajo ndodhej në një qendër tregtare në qytetin e Publas, i cili është vetëm 50 kilometra nga epiqendra e tërmetit 7.1 ballë që i mori jetën mbi 200 personave, mes të cilëve edhe shumë fëmijë.

Pasi ndjen tërmetin, gruaja lëviz nga vendi me shpejtësi dhe shumë pranë saj bie një pjesë e tavanit. Fati ishte me të këtë herë, por jo për mbi 200 persona të tjerë që nuk mundën t’i shpëtonin tërmetit të fuqishëm.

    Data: 21 Shtator 2017 09:54
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera