Kthehu lart

Kjo është deklarata sakicë e Ambasadorit Delawie për demarkacionin

Kjo është deklarata sakicë e Ambasadorit Delawie për demarkacionin GazetaExpress E martë, 14 Nentor 2017 18:06

Ambasada amerikane ka bërë një deklaratë të fortë për miratimin e demarkacionit pas raportimit të djeshëm të Komisionit për Shënimin Kufirit në Komisionin Parlamentar për Integrime. Përveç deklaratës e cila thekson se ato që janë thënë aty “janë të pabazuara, çorientuese, dhe të gabueshme, ka reaguar në Twitter edhe vetë Ambasadori Delawie.

“Kosova duhet ta ratifikojë marrëveshjen ekzistuese sa më parë që është e mundur” ka shkruar Delawie në Twitter.

Kështu Ambasadori amerikan ka përsëritur edhe një herë atë që e kanë theksuar tashmë amerikanët se Kosova nuk ka humbur tokë nga marrëveshja për kufirin me Malin e Zi.

Reagimi i Ambasadës së SHBA’së vjen një ditë pasi Komisionit për Shënimin  Kufirit raporti në Komisionin Parlamentar për Integrime.

Tutje në deklaratë thuhet se Ambasada e Shteteve të Bashkuara thotë se është zhgënjyer nga raportimi i djeshëm i komisionit të ri për kufirin para komisionit të Kuvendit për Integrime Evropiane. Sipas tyre, pohimet e këtij komisioni janë të pabazuara, çorientuese, dhe të gabueshme.

"Tani është koha që institucionet e Kosovës të punojnë për të promovuar interesat e qytetarëve të Kosovës në këtë çështje. Ne nxisim politikanët e Kosovës që të shikojnë përtej interesave personale partiake dhe politikës partiake, dhe që të përqëndrohen në nevojat e qytetarëve të tyre duke e ratifikuar marrëveshjen ekzistuese sa më shpejtë që është e mundur", thotë kjo ambasadë në reagim.

    Data: 14 Nentor 2017 18:06
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera