Kthehu lart

Kjo është blogeria amerikane që po e promovon Kosovën nëpër Botë (FOTO)

Kjo është blogeria amerikane që po e promovon Kosovën nëpër Botë (FOTO) GazetaExpress E enjte, 23 Korrik 2015 10:41

​Në mesin e shumë fotografive nga qytete të ndryshme të Botës që ajo i ndanë me përcjellësit e saj, ajo çdoherë i bashkangjet secilës prej tyre edhe një artikull ku përshkruan përvojën e saj në vendin të cilin e ka vizituar, detaje dhe informacione që do të mund ti hyjnë në punë të gjithë atyre që mendojnë ta vizitojnë atë vend në të ardhmen.

Disa nga shkrimet e saj janë publikuar edhe në gazeta dhe revista të njohura nga e gjithë Bora si; Marie Claire, Dailymail, New York Times, LonelyPlanet, Elle, Harper’s Bazzar etj,
Ndër to është edhe ky artikull për Prishtinën në Lonely Planet “Prishtina, çka nuk duhet t’ju ikë pa e parë në kryeqytetin më të ri të Evropës.

BG-Balkan-Tours-Main2

Por me siguri se të gjithë jeni kurioz të dini se si filloi pasioni i saj për udhëtimin dhe eksplorimin e vendeve dhe kulturave të ndryshme anembanë botës! Ajo tregon se kur ishte 18 vjeç u njoftua me pasionin e saj, kurse në moshën 24 vjeç filloi të udhëtonte krejtësisht e vetme në vende të ndryshme të Evropës Lindore dhe Ballkan.

BG-Kosovo-Albania-1024x691

Deri tani ajo ka vizituar 65 shtete të Botës duke përfshirë këtu Evropën, Azinë, Amerikën dhe Afrikën por kontinenti i preferuar vazhdon të mbetet Evropa.

Kaljaja-Fortress-Prizren-©-The-Blonde-Gypsy

Larissa momentalisht është duke qëndruar në Kosovë dhe Shqipëri kurse prej 21 deri më 31 gusht ka organizuar një udhëtim në Shqipëri dhe Kosovë, një lloj pakete të cilën e ka ofruar në dispozicion për të gjithë ata që dëshirojnë ti vizitojnë këto dy vende të Ballkanit.

Newborn-Pristina-Kosovo-©-The-Blonde-Gypsy-

Neve nuk na mbetet tjetës vetëm se ti urojmë Larissës që të ketë një eksperiencë të mrekullueshme në Kosovë dhe Shqipëri. 

Pristina-Bus-Station-1024x768

    Data: 23 Korrik 2015 10:41
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera