Kthehu lart

KISCOMS vjen me gjashtë projekte të reja shkencore

KISCOMS vjen me gjashtë projekte të reja shkencore GazetaExpress

Organizata për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS”, përveq kongresit ndërkombëtar për shkenca mjekësore, nga fillimi i vitit që vjen, do të fillojë realizimin e simpoziumeve për fusha të nrdyshme të shkencave mjekësore. Aktualisht, publike janë njoftimet për simpoziumin për Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit, Ditën e Stomatologëve, Ditën e Mamive, Ditën e Infermierëve, Ditën e Fizioterapistëve dhe Ditën e Farmacistëve.

Kongresi i radhës, kongresi i shtatë ndërkombëtar për shkenca mjekësore, ka për qëllim stimulimin dhe ngritjen e vetëdijes dhe interesimit të studentëve dhe profesionistëve të shkencave mjekësore, mbi rëndësinë e punës, projekteve e hulumtimeve shkencore, ndërsa simpoziumet kanë për qëllim edukimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm profesional të profesionistëve dhe studentëve, duke mundësuar akumulimin e kredive të nevojshme për licencim dhe rilicencim.

Në kongresin e shtatë me radhë ndërkombëtar për shkenca mjekësore si dhe në simpoziumet ndërkombëtare, studentët dhe profesionistët e gjeneratave të ndryshme do të prezantojnë punën e tyre edukative, shëndetësore, hulumtuese e shkencore. Kongresi dhe simpoziumet ndërkombëtare, pos ligjeratave plenare të përzgjedhura, do të ofrojnë edhe kurse e trajnime profesionale (teorike dhe praktike), si dhe referues të ftuar nga ekspertiza e drejtimeve përkatëse në nivel ndërkombëtar. Aplikimi mund të bëhet online, duke klikuar KËTU: http://kiscoms.org/ .

    Data: 19 Nentor 2016 16:55
    Autori: GazetaExpress
    • Tërmeti trondit edhe Selanikun

      Tërmeti trondit edhe Selanikun 0

    Të tjera