Kthehu lart

Këta janë njerëzit më të pasur në botë

Këta janë njerëzit më të pasur në botë GazetaExpress

Bashkëthemeluesi i gjigantit teknologjik Microsoft, Bill Gates, ka zënë përsëri vendin e parë në listën e njerëzve më të pasur të botës, të përpiluar nga revista Forbes.

Në anën tjetër, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka rënë 200 vende më poshtë në listë.

Gates, pasuria e të cilit llogaritet të jetë 86 miliardë dollarë amerikanë, kryeson listën për vitën e katërt rresht, transmeton Gazeta Express.

Ai ndiqet nga shefi i konglomeratit Berkshire Hathaway, Warren Buffett, pasuria e të cilit llogaritet të jetë 75.6 miliardë dollarë.

Lista e miliarderëve dominohet nga gjigantë amerikanë të teknologjisë. 

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, zë vendin e tretë, me pasuri prej 72.8 miliardë dollarë. 

Në vendin e pestë është Mark Zuckerberg, krijues i Facebook, me pasuri prej 56 miliardë dollarë; ndërsa në vendin e shtatë gjendet Larry Ellison, bashkëthemelues i Oracle, me 52.2 miliardë dollarë në bankë.

Kjo është lista e 20 njerëzve më të pasur në planetin tonë:

1. Bill Gates, Microsoft: $86 miliardë
2. Warren Buffett, Berkshire Hathaway: $75.6 miliardë
3. Jeff Bezos, Amazon: $72.8 miliardë
4. Amancio Ortega, Inditex: $71.3 miliardë 
5. Mark Zuckerberg, Facebook: $56 miliardë
6. Carlos Slim, Mexican telecom: $54.5 miliardë
7. Larry Ellison, Oracle: $52.2 miliardë
8. Charles Koch, Koch Industries: $48.3 miliardë
9. David Koch, Koch Industries: $48.3 miliardë
10. Michael Bloomberg, Bloomberg: $47.5 miliardë
11. Bernard Arnault, LVMH: $41.5 miliardë
12. Larry Page, Google: $40.7 miliardë
13. Sergey Brin, Google: $39.8 miliardë
14. Liliane Bettencourt, L'Oréal: $39.5 miliardë
15. S. Robson Walton, Wal-Mart: $34.1 miliardë
16. Jim Walton, Wal-Mart: $34 miliardë
17. Alice Walton, Wal-Mart: $33.8 miliardë
18. Wang Jianlin, Dalian Wanda Commercial Property: $31.3 miliardë
19. Li Ka-shing, Cheung Kong Holdings: $31.2 miliardë
20. Sheldon Adelson,Las Vegas Sands Corporation: $30.4 miliardë. /Express/

    Data: 20 Mars 2017 19:11
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera