Kthehu lart

Këshilltari i Presidentit tregon se çfarë është folur në takimin e Washingtonit për Kosovën

Këshilltari i Presidentit tregon se çfarë është folur në takimin e Washingtonit për Kosovën GazetaExpress

Blerim Shala, këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur rreth takimit të shteteve të QUINT'it në Washington për Kosovën.

“Sa jemi të informuar ne faktikisht kanë qenë dy takime të QUINT për dy tema të veçanta. Tema e parë ka qenë koordinimi midis shteteve të Quintit sa i përket anëtarësimit të Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare si në Interpol, po shpresojmë këtë vit dhe në UNESCO vitin e ardhshëm në përgjithësi pra sa i përket prezantimit ndërkombëtar të Kosovës”, tha Shala në Pressing në Televizionin 7.

“Ndërsa takimi i dytë i është kushtuar ekskluzivisht çështjes së dialogut apo finales së procesit të bisedimeve”, tha ai.

    Data: 15 Maj 2018 21:09
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera