Kthehu lart

Këshilltari i Mustafës: Elektorati i LDK’së tregoi se kë e do

Këshilltari i Mustafës: Elektorati i LDK’së tregoi se kë e do GazetaExpress E hënë, 19 Qershor 2017 21:38

Besnik Berisha, këshilltar politik i Isa Mustafës. ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i bëjë analizat e nevojshme për të parë se çka shkoi keq e çka mirë në zgjedhje, porse ai është shprehur i bindur se ngërzit më të mirë në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës do të jenë pikërisht nga LDK'ja.

Po ashtu, Berisha, shtoi se elektorati i LDK'së i dha edhe një mesazh të rëndësishëm vetë lidershipit të partisë, duke i treguar se kë e do.

“Me 11 qershor është dëshmuar që votuesi përçoi një mesazh që tregoi se çfarë pret nga udhëheqësia e LDK'së. Votuesi i LDK'së ka zgjedhë një rrugë të rifreskimit të kuadrove. Por, ka ndëshkuar një pjesë të atyre që dikur kishin votat e tyre. Elektorati gjithmonë voton drejt edhe në këtë rast ka votuar drejt”, ka thënë Berisha.

“Ajo çka është zgjedhur është më e mira e LDK-së, por edhe në Kuvend do të përfaqësohet më së miri nga të gjithë 110 kandidatë e tjerë. Elektorati i ka ndëshkuar ata që nuk kanë arritur t’i mbajnë premtimet”.

Ndërsa, sa i përket koalicionit me Aleancën Kosova e Re dhe Alternativën, Berisha tha se “ka pasur më shumë të mira, sesa ndëshkime nga elektorati”.

    Data: 19 Qershor 2017 21:38
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera