Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Rugova, ka fituar edhe një mandat në Kuvendin e Kosovës.
Rugova, e bija e ish-presidentit Ibrahim Rugova, do të jetë në Kuvendin e Kosovës edhe për një mandat tjetër.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ’së, Teuta Rugova, ka fituar 7149 vota të cilat i sigurojnë asaj pozitën e deputetes në Kuvendin e Kosovës.
LDK në zgjedhjet e 11 qershorit ka fituar 26 ulëse në Kuvend.