Izmaku për mbylljen e universiteteve: S’kemi pritur kualitet të avancuar

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka folur rreth deklaratave të ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi, për mbylljen e disa universiteteve

GazetaExpress

Izmaku para deputetëve të Kuvendit tha se deklaratat e ministrit të Arsimit, se në shpejtësi do të dalë me një vendim për mbylljen e universiteteve publike, 7 të tilla aktualisht, duke pritur një vlerësim të një komisioni të formuar, po ashtu, në një kohë rekord, lë vend për të besuar në një vlerësim kualitativ.

“Nëpërmjet medieve të shkruara dhe elektronike, i nderuar ministër jeni deklaruar që keni formuar një komision vlerësues, e për këta emra që mësuam se janë në këtë komision, ne na vijnë informacione se të gjithë këta janë persona që kanë përfituar duke qenë ose rektorë themelues, ose prorektorë ose edhe anëtarë të Këshillave drejtuese të këtyre universiteteve, të cilat ju jeni deklaruar se do t’i mbyllni, sipas raportit që ju e keni porositur ta bëjnë këta ‘ekspertë’”, theksoi Izmaku.

Sipas saj, Komisioni është në mospërputhje me ligjin, sepse është Agjencia e Kosovës për Akreditim ajo që vlerëson cilësinë dhe qëndrueshmërinë e programeve.

Ajo tha se në periudhën kur u morën vendimet për hapjen e këtyre universiteteve askush nuk ka pritur me optimizëm për një kualitet të avancuar në një kohë të shpejt, por u mendua edhe aspekti social dhe ekonomik i popullatës.

“Pajtohem dhe unë si deputete se në këtë vend ka nevojë për reforma të mëdha në arsim, në çdo nivel se u turpëruam me testin PISA dhe kjo ish deshtë të jetë tani prioritare për testin e radhës, por në kohën kur si vend e shtet i ri, promovuam edhe hapjen e burgut më të madh në rajon me sigurinë e lartë, si do të dal imazhi ynë te mbyllim universitete pra”, tha ajo.

Të tjera

Lajmet e fundit