Ismet Beqiri: Pa votën e LDK’së nuk do të përfundonte Demarkacioni

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka folur për herë të parë në televizionin T7, në emisioni "DPT Te Fidani", pas ratifikimit të Demarkacionit. Ai ka thënë se sot LDK ndihet mirë që ky proces ka përfunduar.

GazetaExpress

“Miratimi i kësaj  marrëveshje e bënë LDK’në të ndihet krenare dhe të ndihet mirë. Kjo tregon po ashtu se Demarkacioni nuk do të bëhej pa votën e LDK’së. Po partinë tonë nuk do të përfundoj kjo çështje”, ka thënë Beqiri.

Ai ka thënë se vota e LDK’së do tua mundësoj edhe qytetarëve të Kosovës që të lëvizin lirshëm.

Deputeti i LDK’së ka treguar se koalicioni Qeverisës nuk i meritonte votat e partisë së tij, por thotë se këtë e kanë bërë për të mirën e vendit.

Të tjera

Lajmet e fundit