Kthehu lart

Ish zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea sot në Kosovë

Ish zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea sot në Kosovë GazetaExpress E enjte, 18 Shkurt 2016 07:46

Ish-zëdhënësi i NATOS-s, Jamie Shea sot do ta vizitojë Kosovën, ku në një cermoni rasti do të nderohet me çmimin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut nga Kolegji AAB.

Ceremonia solemne e dorëzimit të çmimit do të bëhet në praninë e krerëve të institucioneve të Republikës së Kosovës, të Republikës së Shqipërisë, dhe të institucioneve të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, të ambasadorëve të akredituar në Kosovë, si dhe në prani të figurave me rëndësi të jetës publike.

Ceremonia do të mbahet të në orën 20:00 në teatrin AAB.

    Data: 18 Shkurt 2016 07:46
    Autori: GazetaExpress

    Merr lajmet e fundit

    Të tjera