Kthehu lart

Ideologu i VV-së ia çon një mesazh nga Tirana Shpend Ahmetit

Ideologu i VV-së ia çon një mesazh nga Tirana Shpend Ahmetit GazetaExpress

Ideologu i Vetëvendosjes nga Tirana, Elvis Hoxha, ia ka dërguar një porosi tashmë të larguarit nga partia e Albinit, Shpend Ahmetit

Përmes rrjetit social Facebook, Hoxha i ka shkruar vetëm dy fjalë “Shpëtove Shpend”. Nuk dihet saktësisht në çfarë ka aluduar kur ia ka drejtuar këtë porosi Hoxha Ahmetit, por që nga largimi i këtij të fundit nga VV-ja, reagime të ashpra ka pasur edhe nga aktivistët e kësaj lëvizjeje.


Lëvizja Vetëvendosje sot ka dhënë qëndrimin e saj në faqen zyrtare të partisë pas largimit të Shpend Ahmetit nga të gjitha funksionet brenda VV-së. 

Kjo organizatë e bën të qartë se Ahmeti më shumë ka fituar nga Lëvizja se që i ka dhënë Lëvizjes. 

Sipas VV-së, fatkeqësisht Ahmeti ka zgjedhur që megjithatë të mbajë anën e atyre personave që për mbi një vit e gjysmë punojnë brenda Lëvizjes, kundër Lëvizjes.

    Data: 08 Mars 2018 13:01
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera