Kthehu lart

Ia vodhi gishtin statujës, 24-vjeçari rrezikon dënimin e rëndë!

Ia vodhi gishtin statujës, 24-vjeçari rrezikon dënimin e rëndë! GazetaExpress

Autoritetet kineze po kërkojnë një ndëshkim shembullor për një amerikan, i cili thuhet se vodhi një gisht të luftëtarit, ndërsa ishte në një muze të Filadelfias

Sipas raporteve në mediet amerikane dhe kineze, Michael Rohana, 24 vjeç, iu afrua statujës së luftëtarit për të bërë një fotot e përqafoi dhe fshehurazi i ka këputur asaj gishtin.

Stafi i muzeut nuk e vuri re gishtin e munguar deri më 8 janar. 

Pesë ditë më vonë, pasi e gjurmuan të dyshuarin përmes pamjeve filmike hetuesit shkuan në shtëpinë e Rohanës. 

"Rohana pranoi se ai kishte fshehur gishtin e madh në sirtarin e tij," raportoi agjencia zyrtare e lajmeve e Kinës, Xinhua.

Rohana u arrestua, dhe akuzohet për dëmtimin e një vepre të madhe arti.

"Ne kërkojmë që SHBA të dënojë rëndë kryerësin", tha Ma Wu Haiyun, shef i grupit që menaxhon relike të kohës së luftës në hapësira muzeore të huaja.

Skulpturat u zbuluan në vitin 1974 dhe janë bërë një nga atraksionet më të mëdha turistike të Kinës.

    Data: 21 Shkurt 2018 07:37
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera