Kthehu lart

I nominuari për Sekretar të Shtetit të SHBA-së pyetet se a është Putini kriminel lufte, ja përgjigja e tij

I nominuari për Sekretar të Shtetit të SHBA-së pyetet se a është Putini kriminel lufte, ja përgjigja e tij GazetaExpress

Rex Tillerson ka kundërshtuar ta quajë kriminel lufte presidentin rus, Vladimir Putinin.

Senatori amerikan Marco Rubio e pyeti Tillersonin: “A është Vladimir Putin kriminel lufte?”

Tillerson u përgjigj: “S’do ta përdorja atë term”, transmeton Express.

Më pas, Rubio ia lexon një përshkrim të barbarizmave ruse në Siri. Pas kësaj ai flet edhe për bombardimin e çeçenëve në Grozny.

E Tillerson përgjigjet: “Këto janë shumë, shumë akuzat serioze për t’i bërë, prandaj do të doja të kem shumë më shumë informata para se të arrij në një përfundim.”

Ai ka thënë se dëshiron të informohet plotësisht rreth asaj që po ndodh.

“Nuk duhet të jetë e vështirë për të thënë se ushtria e Vladimir Putinit ka kryer krime lufte në Aleppo. E shoh dekurajuese mos aftësinë tende për të cituar këtë,” ka thënë Rubio duke iu drejtuar Tillersonit.

Po ashtu, Rubio e pyeti Tillersonin nëse e pranon që Putini i ka helmuar dhe vrarë disidentët.

“Nuk jam i gatshëm të jap përfundime me atë që është në dispozicion publikisht”, është përgjigjur Tillerson.

“Asnjë nga këto gjera nuk janë sekrete zotëri Tillerson. Ata njerëz janë vrarë” ka përfunduar Rubio./Express/

    Data: 11 Janar 2017 17:05
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera

    • Lajm fantastik për shqiptarët në Gjermani

      Lajm fantastik për shqiptarët në Gjermani 0

    • Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

      Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit 0