Kthehu lart

I moshuari sulmohet nga një kafshë në pikë të gjumit, merr lëndime të tmerrshme 

I moshuari sulmohet nga një kafshë në pikë të gjumit, merr lëndime të tmerrshme  GazetaExpress

Një i moshuar rreth të 80-at ka marrë lëndime të tmerrshme pasi disa kafshë janë zvarritur në shtëpinë e tij njëkatëshe kur përmes dritares kanë hyrë brenda.

Njeriu, i cili është në të 80-at, ishte duke fjetur në shtëpinë e tij në orët e hershme të djeshme, kur u sulmuar nga kafshët e cila ende nuk është e identifikuar se cilit lloj i përket, shkruan Daily Mirror.

Familja e tij, e cila ka kërkuar të mbetet anonim për të mbrojtur identitetin e njeriut, thotë se dhoma në shtëpi njëkatëshe ishte e errët në atë kohë kështu që ai nuk ka qenë në gjendje të thotë se çfarë lloj kafshësh i ka shkaktuar lëndime.

Mirëpo, ata kanë shpërndarë fotot e tij për të treguar lëndimet.
Ata besojnë se kafsha hyri në shtëpi njëkatëshe të njeriut, në Thurnby Lodge, Leicester, përmes një dritare të hapur.

Këshilltarja Teresa Aldred, e cila përfaqëson zonën dhe e njeh familjen, po i nxit njerëzit, veçanërisht të moshuarit, që t’i mbyllin dritaret e tyre gjatë natës.
Ajo po merr gjithashtu këshilla nga këshilli i qytetit nëse duhet të ndërmerren veprime për të gjurmuar kafshën.

Njerëzit janë të shqetësuar dhe thonë, ‘Çfarë do të kishte ndodhur nëse do të kishte qenë fëmijë?’.

“Nuk ka dyshim se ai erdhi përmes dritares së tij në dhomën e tij të gjumit dhe lëndimet janë të tmerrshme”.
Njerëzit kanë sugjeruar në mediat sociale se krijesa mund të jetë një qen a[p një panter.

    Data: 25 Janar 2018 13:12
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera