Kthehu lart

Hoxhaj: Lartësimi i kriminelëve të luftës tregon se Serbia kurrë nuk është penduar

Hoxhaj: Lartësimi i kriminelëve të luftës tregon se Serbia kurrë nuk është penduar GazetaExpress

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj është shprehur i shqetësuar nga mungesa e reagimit të komunitetit ndërkombëtar ndaj lartësimit të kriminelëve të luftës nga ana e liderëve të Serbisë.

Në një postim në Tëitter, Hoxhaj thotë se duke i mbrojtur kriminelët e luftës dhe duke i ikur fajësisë për krimet e kryera, Serbia po provokon tensione që e dëmtojnë pajtimin shoqëror në Ballkan.

“I shqetësuar nga lartësimi dhe rehabilitimi në rritje i kriminelëve të luftës nga qeveria e Serbisë dhe mungesa e reagimit/dënimit nga komuniteti ndërkombëtar. Duke mbrojtur kriminelët e luftës dhe duke i ikur fajësisë për krimet e kryera, Serbia po provokon direkt tensione që do t’i kushtojnë pajtimit në Ballkan”,  ka shkruar Hoxhaj.

Reagimi i Hoxhajt vjen pasi që ministri i Mbrojtjes i Sërbisë, Aleksandër Vulin ka lavdëruar ish-gjeneralin, Vlladimir Llazareviq, i cili është i dënuar me 14 vjet burg nga Tribunali i Hagës për Krime të Luftës në Kosovë, për mizoritë e kryera nga trupat serbe në Kosovë, gjatë goditjes kundër shqiptarëve në vititn 1999.

Ndaj këtij veprimi ka reaguar vetëm ambasadori amerikan në Beograd, të cilin pastaj e ka kundërshtuar ministry i Jashtëm serb, Ivica Daciq, duke i thënë të mos përzihet në punët e brendshme të Serbisë.

Vulin, i cili ka qenë edhe pjesë e kabinetit qeveritar të qeverisë së Milloshevicit gjatë luftës në Kosovë, së bashku me prësidentin e tanishëm të Serbisë, Vucic, si dhe kryediplomatin Daciq, është i njohur për veprime të tilla. Vetëm disa muaj më parë, ai ka vendosur kurora lulesh tek permendorja e Milloshevicit në Serbi.

Vulin e ka quajtur gjeneralin Llazareviq “njeri i nderuar dhe trim dhe nuk ka ushtri në botë, që do të hiqte dorë nga ai”.

    Data: 12 Tetor 2017 17:37
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera