Kthehu lart

Përfundon mbledhja urgjente e PDK-së, ja çfarë u diskutua

Përfundon mbledhja urgjente e PDK-së, ja çfarë u diskutua GazetaExpress E hënë, 17 Korrik 2017 14:04

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë të ditur se ky takim ishte i zakonshëm. 

“Ishte një mbledhje e zakonshme që e mbajmë çdo të martë vetëm se në këtë javë e kemi mbajtur në ditën e hënë”, tha Enver Hoxha, raporton Gazeta Blic.

Hoxhaj ka përsëritur edhe një herë, se i kanë numrat e mjaftueshëm për ta formuar Qeverinë.

“I kemi numrat për krijimin e qeverisë dhe tani po presim thirrjen e seancës konstituive e cila nuk e di se a do te mbahet këtë javë apo tjetrën. Por ajo çfarë dua të them është se ne në seancë shkojmë me numra për krijimin e qeverisë”, tha Hoxhaj.

    Data: 17 Korrik 2017 14:04
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera