Kthehu lart

Hoxha: Vetëm tri institucione nuk janë ndjekur penalisht

Hoxha: Vetëm tri institucione nuk janë ndjekur penalisht GazetaExpress

Prokurori Sylë Hoxha ka theksuar se lufta ndaj korrupsionit është mjaft e gjerë dhe, sipas tij, të gjithë e kanë obligim që ta luftojnë atë.

Ai ka thënë në RTV Dukagjini se organet e rendit janë ato që duhet të jenë në ballë të kësaj lufte, mirëpo nuk duhet të jenë të fundit.

“Ne kemi arritur ta luftojmë, por është çështje tjetër, se sa kemi arritur të bëjmë diçka. Nuk duhet të jem i kënaqur as unë, sepse ka vend për të bërë më shumë. Nuk varet vetëm prej nesh si prokurori, lufta ndaj korrupsionit. Për ta luftuar korrupsionin, duhet përkrahje më e madhe dhe dinjitoze dhe ma serioze e institucioneve të Kosovës”, ka shtuar Hoxha, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, vetëm tri institucione nuk janë ndjekë penalisht, dhe ata sipas tij, janë presidenti i vendit, kryeparlamentari dhe kryeministri.

    Data: 06 Dhjetor 2017 23:31
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera