Kthehu lart

Historitë e dhimbshme të grave, të cilat luftuan për të drejtat e tyre

Historitë e dhimbshme të grave, të cilat luftuan për të drejtat e tyre GazetaExpress

BBC e Indisë ka prodhuar një seri të historive të grave indiane, që kanë tërhequr së bashku historitë e jetës reale të 12 grave në vend që kanë sfiduar normat dhe supozimet patriarkale, transmeton Indeksonline

Historia e parë:

“Sekreti im i madh”

Deri në moshën 20 vjeçe, kisha lindur tashmë katër fëmijë. Kam punuar si pastruese në një shtëpi, ndërsa burri im harxhoi të ardhurat e mia për alkoolin, më rrahu në mënyrë rutinore dhe më përdhunonte çdo herë në shtrat.

Nëna im më tha se nuk mund të lija burrin tim dhe se kjo që ndodhte ishte normale. Pra, përkundër dhimbjes dhe mjerimit, unë nuk bëja zë.

Një ditë, punëdhënësja ime më pyeti se çfarë do të dëshiroja të ndryshoja në jetën time dhe unë i thash asaj se kisha frikë se mund të mbetem përsëri shtatzënë.

Ajo më sugjeroi të sterilizohem dhe më shpjegoi se si mund të më ndihmonte ky operacion.

Sa më shumë që më fliste për këtë ide, aq më e domosdoshme më dukej.

Po çka nëse burri im e zbulonte këtë gjë?

Kjo vetëm do ta çonte atë të pinte më shumë alkool, më shumë abuzime dhe më shumë dhimbje.

Unë kam qenë e pasigurt, por me shpresë që pas sterilizimit një pjesë e jetës sime do të ishte nën kontrollin tim.

Më në fund mblodha guximin dhe e bëra operacionin pa i treguar bashkëshortit ose fëmijëve të mi.

Janë bërë 10 vjet, dhe sterilizimi është ende një sekret- por është një gjë me të cilën jam krenare.

Historia e dytë:

“Linda përsëri”

Ishte dita ime e dasmës. Unë isha një e virgjër 35 vjeçare dhe kur hyra në dhomën tonë t gjumit, prisja që burri im të më përqafonte fortë dhe të më puthte. Në vend të kësaj, ai kishte rënë në gjumë.

Kur e pyeta në mëngjes, ai tha se nuk ishte mirë, por asgjë nuk ndryshoi. Nata e dytë, e treta dhe disa të tjera ishin të njëjta.

Seksi nuk ishte arsyeja e vetme pse unë shqetësohesha. Ai mezi më fliste mua. Ai kurrë nuk më kishte prekur.

Më në fund kuptova se burri im ishte i pafuqishëm. Ai dhe prindërit e dinin për këtë gjë, por më kishin mashtruar dhe më martuan me atë.

Të gjithë mundoheshin të më bindin se duhej të pajtohesha me këtë fakt, duke më thënë se asgjë nuk do mund të ndryshojë dhe se duhet ta pranojë realitetin.

Por u në nuk munda të vazhdoja me këtë, nuk mund ta pranoja këtë marrëdhënie të rreme, kështu vendosa ta lë burrin tim.

Prindërit e mi nuk e pranuan vendimin tim për t’u ndarë nga ai dhe nuk më lanë të kthehesha tek ata.

Me ndihmën e disa miqve, gjeta një strehim për femra dhe gjeta një punë. Dhe pastaj kam bërë kërkesën për divorc.

Familja e burrit tim më akuzoi për kurorë-shkelje, për të fshehur pafuqinë e tij. U deshën tre vjet për mua që të merrja një divorc prej tij.

Ndihem sikur kam lindur përsëri.

Shumë njerëz më gjykojnë për atë që kam bërë, por shpresoj që ata të kuptojnë se gratë kanë gjithashtu ndjenja dhe dëshira.

Historia e tretë:

“Gjithçka do të jetë në rregull”

Kur Mustafa dhe unë ramë në dashuri, nuk u brengosa për faktin se ne nuk ishim nga i njëjti vend apo fe.

Unë jam një e krishterë nga një qytet i vogël në veri-lindje të Indisë dhe Mustafa ishte një mysliman me origjinë afrikane. Planifikimi i një të ardhme së bashku dukej i parëndësishëm për shkak të prejardhjes sonë shumë të ndryshme familjar.

Por në moshën 21 vjeçe, një muaj pas përfundimit të marrëdhënies sonë, kuptova se isha shtatzënë me të.

Unë u thash miqve të mi se dua ta mbajë fëmijën, por ata më thanë se isha jashtë mendjes sime. Dhe kur i thash Mustafës për shtatzëninë, ai refuzoi të besonte se ishte fëmija i tij dhe më dha arsye të shumta që të ndërprisja shtatzëninë.

Prindërit e mi ishin të zemëruar, veçanërisht sepse unë do të lindja një fëmijë të zi që nuk ishte i fesë dhe etnitetit tonë.

Isha e frikësuar sepse nuk kisha as ndonjë punë të qëndrueshme.

Një nga miqtë e mi më ndihmoi gjatë kësaj faze të vështirë. Ajo më jepte veturën e saj që të mund të shkoja në kontrollet e mia mjekësore. Në ditën e lindjes sime, ajo më çoi në spital.

Unë lindja djalin tim, dhe sapo ndodhi kjo është ndjeva se gjithçka do të ishte mirë.

Tani unë jam 29 vjeçe dhe djali im është gjashtë vjet. Kam kaluar nëpër një periudhë të vështirë, por këto vitet e fundit më kanë bërë më të fortë dhe më të kënaqur.

    Data: 08 Mars 2018 11:45
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera