Kthehu lart

Historiku i murit në Mitrovicë (Video)

Historiku i murit në Mitrovicë (Video) GazetaExpress

Pala serbe tha se po punohej sipas marrëveshjes së Brukselit për rivitalizimin e Urës së Ibrit, përderisa shqiptarët pohuan se në këtë ujdi nuk u fol për kurrfarë muri.

Megjithatë, ai u ndërtua.

Kjo edhe solli tensionim të situatës, të paktën me deklarata nga të dyja palët.

Kjo bëri që për këtë çështje në fund të muajit dhjetor të thirret një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës.

Pas një debati të gjatë, deputetët kosovarë nxorën një rezolutë, e cila obligon qeverinë që ta rrezoi murin. Afati i fundit për këtë ishte 31 janari i 2017.

Por, as kjo nuk solli ndonjë veprim të institucioneve kosovare lidhur me heqjen e këtij muri.

Ai qëndron në këmbë ende, pavarësisht se kishte një afat e i cili skadon të martën.


    Data: 31 Janar 2017 23:14
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera