Kthehu lart

Historiku i demarkacionit - nga nënshkrimi deri sot

Historiku i demarkacionit - nga nënshkrimi deri sot GazetaExpress

Nënshkrimi i marrëveshjes së Demarkacionit, në Vjenë më 26 gusht 2015, u shndërrua në makth për kosovarët.

Ajo nuk u pranua nga opozita, me pretendimin se Kosova i fali Malit të Zi tetë mijë hektarë tokë.

Me besimin se Çakorri e Zhlebi do të humbeshin, nisi nënshkrimi i  peticionit kundër asaj që nënshkruan Hashim Thaçi e Skender Hyseni në kryeqytetin austriak, me homologët nga Podgorica, njofton Klan Kosova.


Për dy vjet, kjo temë ishte arsye që kuvendi të bllokohet.

Situata nuk u qetësua as kur një komision ndërkombëtar, i emëruar nga ish-presidentja Atifete Jahjaga, doli me gjetjet e veta, që nuk ndryshonin shumë nga ato të Murat Mehës.

Kështu erdhën zgjedhjet nacionale, e Ramush Haradinaj u bë kryeministër. Qysh në mbledhjen e parë të ekzekutivit  rrëzoi komisionin e Murat Mehës, për t’ia besuar punën Shpejtim Bulliqit.

Më pas u thirrën disa seanca për ratifikimin e demarkacionit, por që dështuan.

Më poshtë ndiqeni një historik rreth procesit të Demarkacionit me Malin e Zi, që nga nënshkrimi i marrëveshjes deri më sot.

    Data: 19 Mars 2018 20:57
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera