Kthehu lart

Historike: Koreja e Veriut i bën thirrje për "bashkim" Koresë së Jugut

Historike: Koreja e Veriut i bën thirrje për "bashkim" Koresë së Jugut GazetaExpress

Koreja e Veriut ka bërë thirrje për bashkim me Korenë e Jugut duke u zotuar se do të "shkatërrojë" të gjitha sfidat.

Njoftimi u bë sot për të "gjithë koreanët brenda dhe jashtë vendit".

Mediat shtetërore të Kim Jong-un thanë se të gjithë koreanët duhet "të nxisin kontaktin, udhëtimin, bashkëpunimin midis Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut".

Në njoftim thuhej se Pheniani do të "shkatërrojë" të gjitha sfidat kundër ribashkimit të Gadishullit Korean.

Njoftimi, i lëshuar pas një takimi të përbashkët të qeverisë dhe partive politike, shtoi se koreanët duhet të bëjnë një përpjekje energjike për të zbutur tensionin ushtarak dhe për të krijuar një klimë paqësore në gadishullin Korean.

Tensioni ushtarak në Gadishullin Korean ishte një "pengesë themelore" për përmirësimin e marrëdhënieve dhe bashkimit ndër-korean, tha agjencia zyrtare e lajmeve e Veriut.

    Data: 25 Janar 2018 12:25
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera