Kthehu lart

Hazirin e bën nervoz pyetja se a do të jetë në listë Vjosa Osmani

Hazirin e bën nervoz pyetja se a do të jetë në listë Vjosa Osmani GazetaExpress E premte, 19 Maj 2017 13:15

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, nuk tregon nëse deputetja e këtij subjekti, Vjosa Osmani, do të jetë pjesë e listës zgjedhore në zgjedhjet e 11 qershorit.

Emri i kësaj të fundit është përfolur shumë se e njëjta nuk do të jetë pjesë e listës zgjedhore të LDK-së për shkak të kundërshtimeve që Osmani i ka bërë drejtuar kryesisht kryetarit të LDK-së Isa Mustafës.

Megjithatë, Vjosa Osmani asnjëherë nuk ka dhënë qëndrimin e saj, apo të prononcohet në media për spekulimet rreth kandidimit të saj si deputete.

Për çështjen e listës, për Express ka folur nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, i cili tregoi se mbrëmë në Këshillin e Përgjithshëm është votuar kandidati për Kryeministër dhe lista.

 “Unë jam në Gjilan... të gjitha propozimet e Degëve janë diskutuar mbrëmë në Këshillin e Përgjithshëm dhe është votuar mbështetja për kandidatin për Kryeministër dhe listën. Kryetari dhe lidershipi i LDK-së janë duke punuar në përfundimin e strategjisë dhe listës finale, ne kemi mort se e kemi humb një koleg të dashur. Në vend të ngushëllimeve ju po interesoheni për të gjallët”, u shpreh Haziri.

Ndërkaq, në media, po ashtu, është raportuar se edhe dy deputetët kundërshtues të Demarkacionit, Adem Salihaj dhe Shpejtim Bulliqi, nuk janë përfshirë në këtë listë.

Kujtojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë koalicion me AKR-në e Pacollit dhe Alternativën.

Së fundmi në këtë subjekt kanë aderuar edhe ish-opinionistë dhe biznesmenë./D.K/GazetaExpress/

    Data: 19 Maj 2017 13:15
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera