Kthehu lart

Haxhiu: Qeveria të japë llogari për mos rrënimin e murit

Haxhiu: Qeveria të japë llogari për mos rrënimin e murit GazetaExpress

Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së, ka deklaruar se qeveria duhet të japë llogari para Kuvendit për mos rrënimin e murit në Mitrovicë, sipas afatit në rezolutën e Kuvendit të Kosovës.

Sipas kësaj rezolute, institucionet duhet të rrënonin murin deri më 31 janar të 2017-s, por pasi ky afat kaloi, deputeti i PDK-së në Interaktiv të KTV-së ka thënë se ky veprim duhet të bëhet në ditët në vijim.

“Është unitet që në Kuvend erdhi pas një kohe shumë të gjatë. Nuk duhet të kapemi shumë për orë e minuta. Kuvendi ka punën e tij e institucionet tjera përkatëse kanë punët e tyre. Në ditët në vijim muri duhet të rrënohet sepse është mur ilegal i ndërtuar nga strukturat paralele dhe i mbështetura nga qeveria e Serbisë me qëllim që të destabilizojë situatën në Kosovë. Kuptohet që institucionet qeveritare duhet të japin përgjegjësi para Kuvendit”, ka thënë ai.

    Data: 31 Janar 2017 23:37
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera