Kthehu lart

Hashim Thaçi niset në Londër për të promovuar "burrështetasin"

Hashim Thaçi niset në Londër për të promovuar "burrështetasin" GazetaExpress

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Britaninë e Madhe, ku do të zhvillojë takime me përfaqësues shtetërorë në Londër.

Ai me këtë rast do të takohet me sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, me të cilin do të flasë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Presidenti Thaçi, po ashtu, do të marrë pjesë edhe në promovimin e librit biografik “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography”, me autorë Roger Boyes dhe Suzy Jagger.

Në këtë promovim, përveç autorëve të librit, pritet të marrin pjesë edhe personalitete të jetës politike dhe publike në Britani të Madhe.

    Data: 12 Mars 2018 14:56
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera