Kthehu lart

Haradinaj: Nuk kam faj pse familjarët zgjidhen në pozita shtetërore

Haradinaj: Nuk kam faj pse familjarët zgjidhen në pozita shtetërore GazetaExpress

Kryeministri Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur deputetit Glauk Konjufca për zgjedhjen e burrit të motrës së tij, Liridon Dervishaj, drejtor i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme në kuadër të Agjencisë për Financimin e Shëndetësisë. Kryeministri thotë se nuk ishte i informuar që ky familjar i tij kishte kandiduar dhe ishte zgjedhur, ndërsa nuk mund t’i privojë anëtarët e familjes të kryejnë veprimtaritë e tyre vetëm pse ky është kryeministër.

Haradinaj ka përmendur se edhe vëllai i tij, Dauti, që është deputet dhe edhe tjerët që mund të kenë çfarëdo pozite, nuk mund t’i kontrollojë ose t’i ndalë së zhvilluari ndonjë aktivitet, veç pse ai është shef i Kryeministrisë.

“Kur u bë kiameti, thojshi shyqyr që jeni. Unë e kam vllaun deputet, Dautin, por kur bëhet puna me e largu është punë. Logjika ime është më e respektu Kuvendin dhe nuk jam i kënaqur me përgjigjen që e kemi bërë si Qeveri ndaj Kuvendit. Do ta korrigjojmë edhe unë edhe ministrat. Duhet të vihet në Kuvend e të raportohet, duhet të mësohen të marrin vendime”, ka thënë Haradinaj.

“Do të shkoja më tutje te plot tema që po dëgjohen në qeverisje. Kur ia vë vetes një qëllim ekzistojnë afate për ato qëllime. Unë shpejt besoj do të vij me disa të dhëna, të gjetura por edhe me disa dështime dhe s’kemi me i fsheh ato që i kemi. Por edhe me disa të arritura do të vijmë para juve”, ka shtuar Haradinaj. 

    Data: 07 Dhjetor 2017 11:51
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera