Kthehu lart

Haradinaj - mediave serbe: A ka më terroristë se qeveritarët tuaj

Haradinaj - mediave serbe: A ka më terroristë se qeveritarët tuaj GazetaExpress E mërkurë, 11 Janar 2017 13:02

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka drejtuar akuza ndaj qeverisë serbe. Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se qeveria serbe është terroriste, duke aluduar në atë se ata vranë fëmijët e tyre, vetëm e vetëm që t’i paraqesin shqiptarët si terroristë.

Ai ka thënë se pavarësisht raportimeve të tyre, Kosova nuk do ta ndalë rrugën e saj perëndimore.

Postimi i plotë i Haradinajt në Facebook: 

Po i shoh disa media qeveritare të Serbisë duke akuzuar Shqiptaret si terroristë. A ka ma terroristë se qeverija e tyre! Ata i vranë te rinjt serb në lokalin Panda ne Pejë, që me i akuzu shqiptarët si terrorist! Ata i terrorizuan bashkëvendasit e mi në emër të krimit që vet e bënë! Po skan faj ata. Kujtojnë se 100 rrena e bëjnë nje të vërtetë! Kosovën dhe rrugën e saj perendimore s'munden me ndal kurr dhe këtë duhet ta kuptojë Serbia. Shpifjet le t'i mbaj për vete.

    Data: 11 Janar 2017 13:02
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera