Kthehu lart

Haradinaj e quan nder të veçantë kandidimin e Vllahiut për të parin e Prishtinës

Haradinaj e quan nder të veçantë kandidimin e Vllahiut për të parin e Prishtinës GazetaExpress E shtune, 12 Gusht 2017 11:36

Kandidati për kryeministër, njëherësh kreu i AAK’së Ramush Haradinaj në zyrtarizimin e kandidaturës së Arbër Vllahiut për kryetar të Prishtinës ka thënë se është moment i veçantë dhe se është një nder për AAK-në por edhe për kryeqytetin kandidimi i Vllahiut.

"Arbëri unfikon vlera të një udhëheqësi dhe besoj se çdo qytetar i Prishtinës tek ai do ta gjente kryetarin e vet", është shprehur Haradinaj.

Ndërkaq, Arbër Vllahiu e ka falënderuar Haradinajn për besimin e dhënë, derisa ka shtuar se me Haradinajn kryeministër do ta ndryshojnë Prishtinën.

Sipas Vllahiut ka ardhur koha që mundësitë e humbura të Prishtinës t’i kthejnë. "Ka ardhur koha që Prishtinën e përbuzur ta kthejmë në kryeqytet me vlerat e saj."

    Temat:
    Data: 12 Gusht 2017 11:36
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera