Kthehu lart

Haradinaj e quan Isa Mustafën "të ngratë"

Haradinaj e quan Isa Mustafën "të ngratë" GazetaExpress

Tema e demarkacionit është përmendur edhe sot në foltoren e Kuvendit, gjersa po matej forca e Qeverisë së kaluar dhe kësaj të tashmes. Deputetët e LDK-së po i thonë Haradinajt ta tregojë veten dhe të marrë vendime të mëdha. E, Haradinaj thotë se ai, së paku, do t’i çojë proceset përpara e nuk do të veprojë si ish-kryeministri "i ngratë".

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, i tha kryeministrit Haradinaj se akoma s’po e dinë se çfarë qëndrimi ka ai e as subjekti i tij lidhur me Marrëveshjen e Demarkacionit.

“Është totalisht e paqartë se si do të votojë kryeministri, si do të votojë subjekti i juaj. Unë ju garantoj se do të votoj ashtu siç votoni ju”, ka thënë deputeti Shala.

Ndërsa, pas kësaj ka marrë fjalën kryeministri, i cili ka thënë nuk tërhiqet mbrapa, ashtu siç ka bërë ish-kryeministri Isa Mustafa, të cilin e ka quajtur "të ngratë".

“Unë s'e kthej mbrapa, e kom sjellë para juve deputetëve”.

Sipas Haradinajt, vetëm nëse deputetët nuk arrijnë ta mbyllin çështjen e demarkacionit, mund të kthehet Projektligji i Marrëveshjes së demarkimit, por ai vetë, nuk kthen asgjë mbrapa e nuk vepron si paraardhësi i tij.

    Data: 07 Dhjetor 2017 12:10
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera