Kthehu lart

Haradinaj: Babai im ua la pasurinë djemve, kjo nuk duhet të ndodhë

Haradinaj: Babai im ua la pasurinë djemve, kjo nuk duhet të ndodhë GazetaExpress

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se babai i tij ua ka lënë pasurinë djemve dhe kjo, sipas tij, nuk është diçka që duhet të ndodhë sepse gratë duhet të ketë të drejtën për trashëgiminë e pronës familjare

“Meqë jemi populli i Nënë Terezës është dashur të prijmë me barazi gjinore”, ka thënë ai.

Këto komente kreu i ekzekutivit i bëri në tryezën me temën “Avancimi i Agjendës për Barazi Gjinore dhe fuqizimi i grave në Kosovë, parakusht për zhvillim të qëndrueshëm", e cila u organizua me rastin e shënimit të 8 Marsit nga Agjencia për Barazi Gjinore/ Zyra e Kryeministrit, njofton Klan Kosova.

    Data: 08 Mars 2018 10:46
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera