Kthehu lart

Hajredin Kuçi, Besim Beqaj e Justina Pula jashtë listës së PDK'së?

Hajredin Kuçi, Besim Beqaj e Justina Pula jashtë listës së PDK'së? GazetaExpress E premte, 19 Maj 2017 18:46

Hajredin Kuçi, Besim Beqaj dhe Justina Pula kanë pranuar të heqin dorë nga përfshirja në listën zgjedhore të PDK-së, në koalicionin me AAK-në e Nisma-n.

Ata janë shfaqur të gatshëm t’u lënë mundësi tjerëve të futen në këto lista, ka thënë një burim i Klan Kosova.

Tre personat në fjalë kanë thënë se janë të gatshëm për të pranuar detyrat dhe përgjegjësitë tjera që ua jep partia, në të ardhmen dhe nuk bëhet fjalë për kurrfarë pakënaqësie.

Kurse, kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka përfunduar pak më parë mbledhjen e saj, por ende askush zyrtarisht nuk iu ka drejtuar mediave.

Derisa, Latif Gashi ka thënë se vullnetarisht ka hequr dorë nga kandidimi, ish deputeti Nait Hasani nuk ka treguar nëse do të jetë pjesë e listës së këtij subjekti, duke thënë se me rëndësi është që të fitojë PDK-ja. 

Jo zyrtarisht mësohet se lista përfundimtare e PDK-së do të mësohet në orët e mëvonshme të ditës së sotme.

    Data: 19 Maj 2017 18:46
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera