Kthehu lart

Grabitje me kallashnikov në një argjendari në Prishtinë

Grabitje me kallashnikov në një argjendari në Prishtinë GazetaExpress

Tre të dyshuar kanë kryer grabitje të armatosur në një argjendari në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë.

Në pikë të ditës tre persona kryen grabitje në një argjendari në rrugën ‘Bill Clinton’ në kryeqytet por jo për të blerë. Ata kryen një grabitje derisa në një dyqan si shitës ishte një 19 vjeçar.

Ai nuk dëshiron të flas për rastin por ngjarjen për Klan Kosovën e tregoi babai i tij, pronari i argjendarisë.


Në këtë argjendari u vodhën stoli të argjendit dhe para të gatshme, rreth 60 euro.

Policia ishte në vendin e ngjarjes dhe se mori pamjet e sigurisë me vete. Edhe zyrtarë të forcave të rendit konfirmuan se po merren me këtë rast.

    Data: 19 Mars 2018 20:36
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera