Kthehu lart

Arrestohen katër persona për grabitjen me armë si nëpër filma në një kazino të Gjilanit

Arrestohen katër persona për grabitjen me armë si nëpër filma në një kazino të Gjilanit Morena Kokollari Autori: Morena Kokollari GazetaExpress

Një grabitje me armë, si nëpër filma, ka ndodhur me 3 janar të këtij viti. Po atë ditë, në fakt, kishin ndodhur dy grabitje të armatosura në Gjilan. Për këto dy raste, policia e ka konfirmuar për Express se janë arrestuar tetë persona, por ndaj katër prej tyre Gjykata Themelore e Gjilanit, caktoi masën e paraburgimit prej 1 muaji. Express posedon pamjet e grabitjes me armë në një kazino në Gjilan.


Gjykata Themelore në Gjilan të premten caktuar masën e paraburgimit për A.H, M.SH, V.K, L.O, në kohë zgjatje prej një muaji.

Të pandehurit, dyshohet se me dashje, në bashkëveprim dhe në mënyrë të organizuar kanë grabitur me forcë kazinon “Kajot”.

Përdorimin e armës brenda kazinos e ka konfirmuar policia, por edhe Gjykata. A.H gjatë grabitjes ka përdorur armës, ku shihet edhe përmes pamjeve të siguruara nga Express.

Ai ka kërcënuar punëtorin e kazinosë.

Policia ka njoftuar se kjo grabitje ka ndodhur më 3 janar të këtij viti. Në gjithsej tetë lokacione, tetë persona janë arrestuar, të cilët dyshohen se mund të jenë të involvuar në së paku tri raste të grabitjeve.

Por, katër prej tyre u ndaluan me urdhër të prokurorit e më pas u dënuan edhe nga Gjykata.

Gazeta Express ka siguruar pamjet ku shihen dy persona që kanë hyrë në kazino dhe në një moment njëri nga ta e gjuan me armë një person i cili gjendet brenda kazinos.

Gjatë kontrollit në tetë lokacione, të bëra nga zyrtarët policorë, janë gjetur dhe sekuestruar këto gjësende si prova materiale: një pistoletë e llojit Ekol Special 99 cal 9 mm, një karikator i të njëjës pistoletë, dy karikator të armës së zjarrit AK-47, një pistoletë Ekol cal 9mm, një karikator i të njëjtës armë, një pistoletë e llojit Zoraki M906-B, një karikatori pistoletës së njëjtë, tetë fishek të kalibrit 7.65mm, një gëzhojë e pistoletës me gazë dhe; tri lloje të briskut dhe një shufër metalike.

Kjo është videoja e siguruar nga Gazeta Express e grabitjes me armë në kazino në Gjilan:


    Data: 13 Janar 2018 17:56
    Autori: Morena Kokollari

    Të tjera