Kthehu lart

Gjermania shton trupat në Mali, zgjat misionin kundër ISIS'it

Gjermania shton trupat në Mali, zgjat misionin kundër ISIS'it GazetaExpress E mërkurë, 11 Janar 2017 18:39

Gjermania po planifikon një rritje të madhe të numrit të trupave të dislokuar në shtetin e Afrikës Perëndimore të goditur nga krizat, Mali, si dhe do të zgjerojë përfshirjen e saj në luftën ndërkombëtare kundër grupit ekstremist të Shtetit Islamik në veri të Irakut.

Kabineti i kancelares gjermane, Angela Merkel ra dakord sot për të rritur numrin e ushtarëve të dislokuar në Mali në 1 000 trupa nga numri i tanishëm prej 530 të tillë.

Trupat e Bundeswehr-it do të realizojnë operacionet me helikopterë dhe avionë, si pjesë e misionit të MINUSMA, që konsiderohet të jetë operacioni ushtarak më i rrezikshëm i OKB-së me grupe të tilla si al-Kaeda, që ka terrorizuar pjesën veriore të Malit, përcjell Atsh.

Koalicioni konservator i udhëhequr nga Merkel ka një shumicë solide parlamentare duke siguruar se dislokimi do të miratohet nga ligjvënësit.

Në të njëjtën kohë, qeveria ka vendosur në mbledhjen në Berlin që të zgjasë misionin trajnues në Irakun e veriut, ku rreth 150 trupa të Bundeswehr-it po ndihmojnë në trajnimin e ushtarëve kurdë të përfshirë në luftën kundër Shtetit Islamik.

    Data: 11 Janar 2017 18:39
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera