Kthehu lart

Gjakova me seancë të jashtëzakonshme për rastin Haradinaj

Gjakova me seancë të jashtëzakonshme për rastin Haradinaj GazetaExpress E mërkurë, 11 Janar 2017 19:59

Kuvendi i Komunës në Gjakovë do të mbajë të enjten një seancë të jashtëzakonshme për rastin e kreut të Aleancës për Ardhërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në paraburgim në Francë, në pritje të një kërkese për ekstradim nga Serbia, e cila e akuzon atë për gjoja krime lufte.

Seanca mbahet me iniciativën e Grupit të Kuvendarëve nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe mbështetur nga të gjitha Grupet e Kuvendarëve nga subjektet e tjera politike.

"Në fund të seancës, Kuvendi i Komunës së Gjakovës do të votoj deklaratën e përbashkët kundrejt ndalimit të z.Haradinaj në Francë", bën të ditur një njoftim nga Dega në Gjakovë e AAK'së. 
    Data: 11 Janar 2017 19:59
    Autori: GazetaExpress
    • Turqia afër blerjes së sistemit rus S-400 0

    Të tjera