Kthehu lart

Gecaj i reagon ashpër zyrtarit të VV'së: Nuk vendosi unë për zgjedhjet e Serbisë o psikopat

Gecaj i reagon ashpër zyrtarit të VV'së: Nuk vendosi unë për zgjedhjet e Serbisë o psikopat GazetaExpress E hënë, 20 Mars 2017 22:46

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal , Bajram Gecaj, i ka reaguar përfaqësuesit të Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Adnan Rrustemi.

Gecaj e ka ofenduar rëndë Rrustemin për shkak se, siç thotë zëvendësministri, ka shpifur për të lidhur me deklaratën për organizmin e zgjedhjeve serbe në Kosovë.

Ai ka shtuar se vendimin pro ose kundër organizimit të zgjedhjeve serbe në Kosovë e merr Qeveria, as ai vetë, e aq më pak jo dikush si Rrustemi.

Zyrtari i VV’së nëpëmes një postimi në Facebook ka thënë se po e arsyeton hapjen e vendvotimeve për zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, duke e krahasuar atë më ministër të Serbisë.

Ky është shkrimi i plotë i Gecajt:

“FUNDËRRINAT GËNJESHTARË TË LAV

Kjo fundërrina e Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosjes (LAV), përfaqësues i Brigadave të tyre të Kuqe në KQZ, Adnan Rrustemi, ju paska bashkangjitur sistemit dhe metodës së atij Pinokios tjetër nga Komuna e Prishtinës, veçse këtij ju paska zgjatur hunda më shumë nga gënjeshtra e tij e paskrupullt. E vetmja deklaratë e imja deri më tani në lidhje me organizimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë ka qenë se "Qeveria e Kosovës ende nuk ka qëndrim për këtë çështje". Ndërsa ky pinokio hundëmadh merr guximin të më krahasoj edhe me një "ministër të Serbisë". Ti, more psikopat, me u bashku me tërë farë e fis, prap mbetesh me kilometra largë kredencialeve të mia dhe të familjes sime. Vendimin për ose kundër organizimit të zgjedhjeve serbe në Kosovë e merr Qeveria e Republikës së Kosovës, jo unë, e posaçërisht jo bërllogu si ti.” /Express/

    Data: 20 Mars 2017 22:46
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera