Kthehu lart

Gabriel mbetet jashtë qeverisë së re të Merkelit

Gabriel mbetet jashtë qeverisë së re të Merkelit GazetaExpress

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, i qendrës së majtë (SPD), ka deklaruar se nuk do t’i bashkohet qeverisë së re të koalicionit.

“Liderja e grupit parlamentar të SPD-së, Andrea Nahles dhe kryetari i përkohshëm i SPD-së, Olaf Scholz më informuan se unë nuk do të jem pjesë e qeverisë së ardhshme”, tha Gabriel përmes një postimi në Twitter.

“Unë do të vazhdoj të jem një anëtar i zgjedhur drejtpërsëdrejti i Bundestagut, por tani ka përfunduar koha e detyrave të mia politike për SPD-në”, deklaroi Gabriel, përcjell Atsh.

SPD-ja ka planifikuar të njoftojë nesër postet ministrore në qeverinë e re.

    Data: 08 Mars 2018 23:23
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera