Kthehu lart

Frashër Krasniqi tregon për diskutimet e Krahut të Molliqajt për parti të re

Frashër Krasniqi tregon për diskutimet e Krahut të Molliqajt për parti të re GazetaExpress

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, ka thënë se janë zvogëluar ndjeshëm gjasat që partia të qëndrojë e bashkuar.

Krasniqi, i cili muaj më parë ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në parti, duke u rreshtuar me Krahun e Molliqajt, që përbëhet nga kundërshtarë të kryetarit të partisë, Albin Kurti, ka thënë se anëtarët që kanë dhënë dorëheqje nga pozitat në parti kanë nisur tashmë diskutimet për mundësinë e krijimit të një partie të re.

“Kemi filluar me hapë diskutimin për këtë çështje, dhe kemi filluar të ndajmë mendime të përbashkëta”, ka thënë ai në “Rubikon” të KTV’së.

“Disa vendime do t’i marrim si pjesë e këtyre diskutimeve, si pjesë e një grupimi më të gjerë”, është shprehur ai.

“Fatkeqësisht, gjasat që një zgjidhje të bëhet brenda Vetëvendosjes po shkojnë duke u shuar”, ka deklaruar Krasniqi.

“Se çfarë do të veprojmë më tutje... përveç diskutimeve në grup, secili do të vendosë pak a shumë për vete se çka do të bëjë”, ka shtuar ai.

“Nuk mund të them sot (nëse do të krijohet parti e re, v.j.), sepse është pjesë e një vendimi të përbashkët”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka bërë të ditur se kjo çështje do të sqarohet shumë shpejt. /Express/

    Data: 08 Mars 2018 21:21
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera