Kthehu lart

Foshnja 38 ditëshe vdes nga abuzimi seksual, arrestohet e ëma

Foshnja 38 ditëshe vdes nga abuzimi seksual, arrestohet e ëma GazetaExpress

​ Një foshnje 38 ditëshe në lindje të provincës Van në Turqi ka vdekur si pasojë e abuzimit seksual dhe fizik. Lidhur me rastin është arrestuar e ëma dhe dy burra.

Foshnja ishte dërguar në spital nga nëna dhe dy burrat.

Sipas raportit mjekësor, foshnja kishte fraktura në kokë, të mavijosura në trup dhe shenja të abuzimit seksual.

Foshnja vdiq nga lëndimet një ditë pasi u shtrua në spital në kujdesin intensiv.

Policia ka njoftuar se gjatë shtatzënisë e ëma ishte ne burg, por se ishte liruar për të lindur.

    Data: 31 Janar 2017 23:06
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera